Holanda kërkon rikthimin e vizave/ Shqiptarët si turistë përfshihen në krimin e organizuar

Holanda ka propozuar kthimin e vizave për Shqipërinë, për shkak të krimit të organizuar. Parlamenti votoi 'pro' propozimit për heqjen e vizave dhe tani pritet që kjo do të shkojë në BE. Janë pesë partitë në Holandë që kërkojnë rikthimin e vizave në Parlament. Arsyeja pse është rritja e ndjeshme e krimit të organizuar nga mafia shqiptare në Holandë. Shqiptarët shkojnë andej si turistë dhe përfshihen në krimin e organizuar, sidomos në shpërndarjen e heroinës, ose në trafikun e refugjatëve në Angli. "I kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave", shkruhet në kërkesën drejtuar Brukselit. Qeveria holandeze nuk e ka përkrahur plotësisht këtë kërkesë, me pretendimin se deputetët po i fusin shqiptarët në një thes. Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok i tha Parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet