I jepet lamtumira nëndetares Zarife Hasanaj

Për nder të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosura në Letoni, u zhvilluan sot homazhe në Pallatin e Kongreseve. Në një ceremoni të veçantë, familjarë, të afërm, miq, kolegë dhe krerët më të lartë të shtetit nderuan kujtimin e saj duke shprehur edhe mbështetje ndaj familjes së Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanajt. “Sot flamuri ynë kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme të parën vajzë në historinë e Forcave të Armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës, Zarife Hasanaj”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e zhvilluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni. “Humbëm një ushtare krenare, kreshnike dhe fisnike, Zarifja do na mungojë, por ne kolegët e saj ndjejmë zërin e saj që na flet se zemrat lartë dhe kokën lart për detyrën, për nderin e Shqipërisë ne kemi bërë betim mbi jetën dhe me jetën tonë dhe ne e mbajmë betimin. Ne do e ndjekim amanetin e Zarifes sonë të shtrenjtë, ne do vazhdojmë të jemi në vijën e parë të Aleancës ku Zarifja na ka lënë më krenari vendin e nderit. Lamtumirë heroina e paharruar e Forcave të Armatosura”, – përfundoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet