'I vrava sepse me akuzonin për çdo gjë': Ridvan Zykaj rrëfen vrasjen e 8 familjarëve për pulat

24 vjeçari Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8fishtë, në Selenicë të Vlorës, ka pranuar krimin, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. "Më gjeni avokat, nuk dua të më vrisni. Viktimat më akuzonin për çdo gjë, unë s’kam vjedhur asnjë pulë. Edhe ju më akuzoni për çdo gjë’. Shkak i masakrës ka qenë sherri për motive banale, atë të vjedhjes së pulave. Mes tij dhe kushërinjve të vrarë ka patur konflikt për pulat. 24 vjeçari, për të cilin thonë se ishte dhe përdorues droge, zbrazi plot dy karikatorë mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykaj dhe gruan e 75 vjeçarit, Perije Zykaj. Viktima mbetën edhe dy djemtë e Demirit, Azem dhe Besim me nuset Afërdita dhe Vasilika, si dhe fëmijët e Besimit Sara Zykaj 16 vjeç dhe Ledion Zykaj 8 vjeç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet