IMSI Catcher është përdorur për avionët me drogë në Seman

Pajisja përgjuese IMSI Catcher, për të cilën Prokuroria ka nisur hetimet, dyshohet të jetë përdorur javë më parë në zonën e Semanit, pas raportimeve për avionë me drogë në atë zonë. Ekspertët e Prokurorisë, kanë zbuluar se pajisja është çuar të paktën një ditë në zonën ku ishte raportuar për fluturimin e një avioni të vogël. Dyshohet se të pranishëm kanë qenë policë shqiptarë dhe punonjë stë ‘Interforce’. Ende nuk dihet nëse IMSI Catcher është dërguar në zonën e Semanit për arsye hetimore apo për trajnime. Sipas Prokurorisë, në të dyja rastet ka dyshime se pajsja është përdorur me kapacitetin e saj skanues të celularëve dhe me programe përgjuese. Përveç futjes pa autorizim nga Prokuroria, organi i akuzës ka zbuluar një tjetër shkelje, ku policia nuk ka njoftuar AKEP-in në lidhje me ndërhyrjet që mund të bëheshin në rrjetin e telefonisë celulare nga pajisja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet