Ikën ditët me diell, rikthehen reshje të dendura shiu

Paralajmërim për përmbytje në Shkodër edhe në Lezhë

Ditët me diell zgjatën pak, tani duhet të merrni me vete çadrat sepse do të rikthehn reshjet e shiut. Në të gjithë vendin do të ketë reshje të dendura të shiut që do të nisin gjatë pasdites së sotme, duke rrezikuar nga përmbytjet disa zona.

Nga të dhënat e IGJEUM parashikohet që reshjet të jenë intensive, deri në shtrëngata, në pjesën veriore, ku më të rrezikuara janë Shkodra dhe Lezha, por probleme priten dhe në Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit por zvogelim të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së diel, por me tendencë për rritje te nivelit te rrezikut me 12 mars.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet