Ikën drejtorja Canit, arsye familjare

Drejtorja e përgjithshme e borxhit publik në ministrinë e Financave, Adela Xhemali, është larguar nga detyra për arsye familjare. Lajmi u konfirmua nga ministria e Financave të enjten, në një komunikatë për shtyp, ku sqarohet se Xhemali ka kërkuar pezullimin. Largimi i Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë së borxhit publik vjen pak ditë pas shkarkimit të ministrit Shkëlqim Cani nga drejtimi i financave publike dhe zëvendësimin e tij me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nga Kryeministri Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet