Ikën vapa, ulen temperaturat

Do bëjë shumë vapë, por vetëm për pak ditë akoma. Pas kësaj mund ti themi lamtumirë verës! Java që vjen, paralajmërojnë metëorologët, do të jetë ndër më të nxehtat e këtij sezoni, kjo falë një anticikloni afrikan që do të rrisë temperaturat e verës deri në 40 gradë. Por maksimumi dhjetë ditë. Pas kalimit të javës së parë të Gushtit do të fillojnë të ulen temperaturat në mënyrë të ndjeshme. Gjithsesi ky muaj ka qenë më pak i nxehtë, nga parardhësit. Javën e dytë të këtij muaji do të fillojnë shirat dhe ulja e temperaturave, pas kësaj Vjeshta mund të fillojë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet