Incidenti në port, Policia merr në pyetje rojen

Në lidhje me një incident që ka ndodhur më datë në sheshin e trageteve në Port – Durrës, Polica e Durrësit ka nisur hetim lidhur me ngjarjen dhe konkretisht për një nga rojet e tragetit të linjës Bari-Durrës-Bari. Konflikti ka nisur midis ekuipazhit të tragetit të linjës Bari -Durrës-Bari dhe pasagjerëve. Pasagjerët ishin acaruar pasi kishin disa orë që prisnin për ti nisur për udhëtim, por trageti kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje. Në lidhje me ngjarjen ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje ” , në ngarkim të shtetasit I. M. 35 vjeç, banues në Itali, me detyrë roje fizike të linjës Bari-Durrës-Bari. Ai është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali. Konflikti u shua me ndërhyrjen e punonjësve të Policisë së Kufirit Durrës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet