Indeksi i cilësisë së jetës. Shqipëria e fundit në Ballkan, Norvegjia numër 1 në botë

TIRANE - Nëse do duhej të zgjidhnit një vend për të jetuar cili do të ishte ai ? OKB ka publikuar një listë me 188 vende, sipas indeksit të cilësisë së jetës, dhe vendi ynë nuk merr vlerësime pozitive. Shqipëria është vendi më pak i përshtatshëm për të jetuar nga të gjitha vendet e rajonit. Raporti i hartuar për vitin 2015, merr në analizë tregues si ekonomia, demokracia, siguria, krimi, korrupsioni etj. Nga 188 vende, Shqipëria renditet në vendin e 8të, ndërsa Maqedonia në vend të 81të. Mali i Zi gjithashtu ofron më shumë se Shqipëria për një jetesë më të mirë, në vend të 49, Serbia në vend të 66, kurse Greqia ka një diferencë të lartë, e radhitur në vendin e 29. Ndërkohë vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia, e cila radhitet në vendin e parë për të 12 vit radhazi. Vendi skandinav pasohet nga Australia dhe Zvicra, duke i bërë ato vendet më të mira për të jetuar sa i përket shëndetit, jetëgjatësisë, arsimit dhe të ardhurave të larta. Norvegjia gjithashtu është konsideruar vendi më i begatë në botë për të shtatin vit radhazi në raport. Natyra e pasur, malet e larta dhe gjelëbërimi padyshim që të kombinuar me një ekonomi të fortë, demokraci të konsoliduar, siguri dhe respektim të të drejtave të njeriut ofrojnë jetë më të mirë për njeriun.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet