Irma dhe Eranda Libohova marrin titullin 'Qytetare Nderi e Libohovës'

Bashkia e Libohovës vlerëson motrat artiste

Një tjetër sukses i madh për motrat Irma dhe Eranda Libohova edhe pse e lidhur me muzikën por jo nga personalitete muzikore. Këshilli Bashkiak Libohovë, ka miratuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi". Sipas njoftimit të publikuar nga Bashkia Libohovë, është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” motrat e mirënjohura Irma dhe Eranda Libohova.

Motivacioni për Znj. Irma dhe Eranda Libohova

“Këngëtare e famshme me origjinë nga Libohova, artiste e talentuar dhe e papërsëritshme. Origjinale dhe ledhatuese e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e saj muzikore është renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare”

Për motrat libohova, dorëzimi i titullit do të jepet në një moment të dytë, për shkak të angazhimeve të tyre profesionale duke e bërë të pamundur ardhjen e tyre në Libohovë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet