Ish- të përndjekurit, dëmshpërblim edhe për dosjet jashtë afatit

Qeveria ka gati vendimin për përfshirjen në process dëmshpërblimi të dosjeve që janë në Ministrinë e drejtësisë. Bëhet fjalë për 3 mijë ish-të përndjekur, që deri më tani nuk janë trajtuar për shkak se kanë aplikuar jashtë afatit. Sipas ministrit të mirëqënies sociale Blendi Klosi, vendimi është gati dhe pritet shumë shpejt të miratohet, duke u dhënë mundësi të dënuarve dhe familjarëve të tyre të përfshihen në skemën e dëmshpërblimit. Sipas Klosit ka një numër të madh të atyre q ënuk janë regjistruar, ku nga 3 mijë dosje 500 jnë nga rradhët e kategorisë së parë, pra që jetojnë. Për 2016 ashtu si dhe një vit më parë, janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 20 milionë dollarë. Nga këto, 14 milionë do të shkojnë pë rata që janë gjallë, ndërsa pjesa tjetër për trashëgimtarët. Sipas financave, këtë vit synohet ndarja e këstit të pestë dhe të gjashtë për kategorinë e parë dhe ndarja e pagesës së dytë për trashëgimtarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Ali sali shehu   e Hënë 29 Prill, 2019

    Alisali shehu i burgosur ne elbasan nga regjimi komunist kur i del emri nga bulqiza