Ish Drejtori i hipoketës Zamir Leka do të qendrojë në burg

Apeli lë në burg ish Drejtorin e hipotekës së shkodrës Zamir Leka, i cili u arrestua në Shtator të këtij viti nën akuzën për 'abuzim për detyrën' dhe 'marrje ryshfeti'. Ai akuzohet se ka marrë para nga persona të tjerë, në këmbim të rregjistrimit të pronave. Së bashku me të u arrestua dhe dhe juristja e hipotekës, e cila ndodhet në 'arrest shtëpiak' me vendim të Shkallës së parë. Avokati i tij kishte apeluar vendimin e Shkallës së parë, nën pretekstin se bashkëshortja e Lekes ishte shtatzanë, por Apeli nuk e ndryshoi masën e sigurisë. Leka u arrestua në zyrën e tij më datë 25 Shtator rreth orës 15:40 minuta, pas një urdhri të prokurorisë, ku Gjykata e Shkodrës kishte pranuar kërkesën për masë sigurie 'arrest me burg'. Bashkë me Lekën është arrestuar edhe juristja e ZRVPP, Frida Mirashi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet