Ish ministri në kohën e Berishës, ngelet në burg

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin Spiro Ksera, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.Ksera apeloi vendimin, duke kërkuar ndryshimin e masës arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në seancë, ish-ministri Ksera ka deklaruar se në rastin e tij, po bëhet diskriminim, pasi ai është me kombësi greke. Po ashtu ai ka thënë se masa që është dhënë ndaj tij është shumë e rrepte. “Kam tre fëmijë dhe një bashkëshorte. Nuk jam i rrezikshëm jam i hapur të hetohem e të gjykohem por jo në burg”, ka thënë Ksera. Edhe Prokuroria e ka vlerësoi si të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke deklaruar se Ksera duhet të qëndrojë në burg Sipas Prokurorisë, Spiro Ksera nuk e ka ditur se po hetohej dhe ekziston rreziku i ikjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet