Ish shefi i komisariatit betohet si kryetar bashkie: lezhjanët i pret...

Në Bashkinë e Lezhës u bë kostituimi i këshillit bashkiak, që pasohet nga betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu, ish polic dhe shef komisariati, fitues pa rival në bashkinë e Lezhës. Vetë brenda Partise socialiste ka patur shumë zëra kundër kandidimit të tij. Ai flitet të jetë një prej figurave më të kontestuara si kandidat nga kjo parti në Lezhë, kundrejt Fran Frrokaj, i mandatuar nga qytetarët si propozim i PDsë.

Fjalë dite ne fjalimin e tij te shkurter para lezhjaneve ishte ''puna''.

“Sot, ne Konstituimin e Keshillit te Bashkise Lezhe dhe Betimin si Kryetar i Bashkise. Dite me peshe te madhe dhe pergjegjesi te medha qe vijne nga nje pune po aq e madhe nga njerez te cilet gjej rastin ti falenderoj sot. Qytetareve te mrekullueshem te Lezhes u detyrohemi ate cka ata vertete meritojne, pune, respekt dhe perkushtim, t’gjithe bashke do ja dalim. Skeptikeve do u pergjigjemi me pune, kundershtareve politike me pune dhe besimin e qytetareve do ju a kthejme me pune. Me Besoni, pas kater vitesh do kemi nje realitet tjeter ne Bashkine tone, dhe do e bejme me pune. Nje epoke e re per Lezhen sapo ka nisur!"

Ditët e fundit Partia Demokratike e ka përmendur emrin e Ndreut si një prej figurave të lidhura me trafiqet e drogës.

Pas betimit te tij si kryetar bashkie jashtë kishin dalë ta mbështesnin njerëz nga fisi i tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet