Ish shefi i policisë lëshon këmbanat e alarmit: 1600 të sëmurë mendorë në Vlorë

Personat që kanë probleme me shëndetin mendor përbëjnë një rrezik potencial për qytetarët, sidomos për fëmijët. Vetëm ën rrethine Vlorës janë rreth 1600 persona të tillë, ndërkohë që policia e ka të pamundur t’i mbajë nën kontroll. Shifra alarmante është dhënë dje nga ish shefi i policisë së Vlorës, Agim Basha. Në një reagim në ‘Facebook’ në lidhje me ngjarjen e rëndë në Palasë, Basha publikoi këtë shifë, e cila është një alarm për sigurinë. Sipas tij, në kohën kur ka qenë shef policie në 2014ën, është përballur me disa ngjarje të rënda, ku autorët gjatë hetimit kanë rezultuar me probleme të shëndetit mendor. Basha shprehet se është përgjegjësi e institucioneve dhe pushtetit vendor, për t’i dhënë zgjidhje trajtimit të këtyre personave. Fenomeni është edhe më alarmant, duke ditur që shumë prej tyre kurohen nëpër banesa dhe familjarët shpeshherë neglizhojnë me dhënien e medikamenteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet