Ish ushtarakëve do tu kthehen detyrimet brenda qershorit të ardhshëm

Ligji i ri i qeverisë për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve është botuar dje në fletoren zyrtare dhe në javën e parë të muajit qershor hyn në fuqi. Janë 984 milionë lekë që fshihen, duke u dhënë mundësi ushtarakëve të përfitojnë të plotë pensionin. Ligji parashikon edhe kthimin mbrapsh të 368 milionë lekëve që u janë mbajtur atyre nga viti 2009 deri në shkurt të 2015-ës. Kthimi pas i tyre pritet të bëhet brenda qershorit të ardhshëm. Nga falja nuk do të përfitojnë vetëm ata që iu është rillogaritur pensioni por edhe një kategori tjetër, të cilët për shkak të mangësive në dosje nuk janë taksuar. Në total janë 6738 ish ushtarakë që preken nga ky akt normativ. Nga amnistia nuk përfitojnë vetëm ato ish ushtarakë për të cilët ka një vendim gjykate.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet