Itali/ Burri ther gruan në sy të fëmijëve, kalimtarët e ndalojnë

Momente frike, ndodhi në mëngjes, pak pas orës 8, në një lagje në Bolzano. Një 41 i është afruar partneres së saj 29 vjeç, e cila ishte së bashku me të bijën, dhe prej aty fillon debati në rrugë. Burri nxjerr thikën duke goditur gruan në fytyrë dhe në bark. Agresori më pas ia mbathi me të katra, duke hedhur thikën tutje, por u ndalua në kohë nga disa kalimtarë të rastit, të cilët e mbajtën derisa erdhën forcat e rendit. Autorit iu vunë prangat. Gruaja u dërgua menjëherë në spital. Plagët janë të rënda por nuk ka rrezik për jetën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet