Itali, kapanoni kapet flakë, vdes në vendin e punës një shqiptar

Një punëtor 27 vjecar shqiptar ka gjetur vdekjen teksa punonte në një kapanon industrial. I riu u rrëzua nga një lartësi prej 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur në Toscana, Castelfiorentino, provinca Firenze, në orët e para të ditës. Në vendngjarjë erdhën zjarrëfikëset që fikën zjarrin e rënë në ndërtesë. Ata gjetën pa jetë në tokë punëtorin. I riu po punonte me katran kur ky i fundit u kap flakë duke mbuluar hapësirën ku punonte. Në përpjekje për t'iu shmangur fjakëve, punëtori ra nga lartësitë duke gjetur vdekjen. Në vendin e punës kanë filluar hetimet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet