Ja numri i deputetëve të lidhur me ish Sigurimin e shtetit

Sigurimi i shtetit vazhdon ti ketë tentakulat e gjata në politikë dhe administratë. Autoriteti për informim mbi dokumentat e ish Sigurimit të shtetit bën të ditur se janë mbi tre deputetë të cilët kanë qenë të lidhur më ish Sigurimin e shtetit, pjesë e parlamentit shqiptar. Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politike Nebil Cika tha se kjo shifër u mor nga Autoriteti për informim mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit. Më shumë se tre, por sipas tij numri i tyre është edhe më i lartë. Askush ende nuk ka bërë transparencë për dosjet e tyre.

"Komisioni Bezhani i cili i ka pastruar figurat pas 1997, u jepte çertifikatat e pastertisë. Ai i ka dhënë në shkelje të ligjit dhe të të gjithë praktikës. Dy persona rrezultojnë të pastër, dhe pse ne dosje vërtetohet veprimtaria e tyre kriminale me ish Sigurimin e shtetit", tha Cika.

Sipas ligjit asnjë deputet nuk e ka për detyrë për bëjë verifikimin e pastërtisë së figurës. Autoriteti i dosjeve po bën gati një ligj që i detyron deputetët të kryejnë verifikimin e figurisë së pastërtisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet