Ja punimet brenda shtëpisë për të cilat duhet të marrësh leje

Që nga dita e sotme nëse doni të ndërtoni një shtëpi apo të kryeni punime, mund të pajiseni me leje nëpërmjet shërbimit online tek portal e-Albania. Në një postim në profiling e saj në rrjetet sociale, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni, ka thënë se kjo platform rrit transparencën dhe lehtëson praktikat e komunikimit të qytetarit me administratën shtetërore.

Shërbimi i ri sjell dhe ndryshime të tjera, siç është kho e pritjes, e cila reduktohet nga 60 në 45 ditë. Të vetmet punime për të cilat kërkohet leje, janë hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme, ndryshimi i mureve ndarës apo mjediseve për shërbime higjenike. Në këtë kategori futet edhe vendosja e paneleve diellore apo reklamave në fasadat e shtëpisë, për qëllime biznesi. Përjashtim bëjnë riparimi i dyerve, dritareve, qepenave, vendosja e hekurave të dritareve apo tendave të diellit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet