Ja rregullat e reja për bombolat e gazit

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin e rregullave të reja teknike për instalimin e bombolave të gazit në ambientet familjare dhe bizneset. Kjo masë erdhi si pasoje e valës së shpërthimeve të bombolave të gazit në apartamente dhe biznese. Ky vendim përcakton peshën e bombolës që do të instalohet në bazë të sipërfaqes së banimit. Qeveria ka përcaktuar qartë edhe rregullat e instalimit të bombolave, me qëllim shmangien e shpërthimeve. Sipas këtij vendimi të gjithë përdoruesit e bombolave, duhet të kenë instaluar sistem detektues dhe autobllokues në mjediset ku përdorin bombolat. Detyrim do të jetë gjithashtu instalimi i treguesve për afatin e përdorimit të tubave të gazit, me qëllim evitimin e shpërthimit nga rrjedhjet. Përgjegjës për instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë do të jenë vetë bizneset dhe familjarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet