Ja sa do rriten rrogat e mjekëve

Zbardhet shtesa e rritjes së rrogave për mjekët dhe nga kjo rritje do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermjerë. Përveç shtesës së rrogave do të ketë edhe përfitim për mjekët të cilët do të rrinë me orë të zgjatura në punë dhe dyfishim për mjekët roje. Lajmi i dhënë para disa ditësh për rritjen e rrogave të mjekëve ka pasur jo pak impakt, ashtu siç do të ketë edhe vlera me të cilën këto paga janë rritur. Duke nisur nga data 1 mars do të fillojnë të aplikohen rritjet e pagave për këto kategori. Rrogat e mjekëve dhe infermjerëve do të rriten me 10 % ndërsa shpërblimi për mjekët roje do të jetë nga 17 mijë lekë në 34 mijë lekë. Pagat e mjekëve 54.000 lekë do të bëhen 59.400 lekë në muaj. Shërbimi roje nga 17.000 do të bëhet 34.000 lekë, në total 94.000 lekë në muaj. 1.3 Miliardë lekë ose 9.3 milionë euro është fondi i rritjes së pagave nga Ministria Shëndetsisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet