Gjakmarrja, abuzimet me kërkesat për azil
Policia, database të dhënash për familjet e prekura

Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve. Policia e Shtetit ka krijuar database-in e fenomenit të gjakmarrjes në vend. Lajmin e konfirmon Ministria e brendshme. Baza e të dhënash shërben dhe për të parandaluar abuzimet me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përdorin këtë motiv për të kërkuar azil. Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivisht në punën e Policisë duke ofruar konsultimin e të dhënave dhe marrjen e informacionit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet