Jahjaga merr ''Çelesin'' e Tiranës

Kryebashkiaku Veliaj, i dorëzon simbolin e qytetit presidentes së kosovës

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takoi Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”. Biseda u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës. Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve. Ata folën dhe për paketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet