Jo taksim për pakot postare të porositura përpara 3 gushtit

Pakot që kanë arritur në postë para datës 3 gusht, nuk do të taksohen deri në pragun 150 euro. Ndërsa në rast se porosia nëpërmjet postës elektronike është kryer përpara kësaj date dhe pakoja ka mbërritur pas hyrjes në fuqi të ligjit, qytetarët nuk do të paguajnë TVSH deri në pragun e 22 eurove. Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në ministrinë e financave, Niko Lera, shpjegoi se pas ndryshimit të igjit, vetëm data e mbërritjes të kolipostës në dogana, do të jetë referenca për llogaritjen e TVSHsë. Ndër lehtësitë që parashikojnë ndryshimet e reja, është pagesa e TVSHsë në postë, si dhe tërheqja e pakove nëpër filialet e qyteteve. Përsa i përket bllokimit të porosive në dogana, Lera ka sqaruar se nuk ka qenë e qëllimshme, pasi paraprakisht duhej të ishte bërë një fushatë ndërgjegjësuese dhe një përgatitje nga ana e shërbimit postar dhe atij doganor për këtë proces.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet