Udhëtuan jashtë me shpenzimet e një biznesmeni, KLD pezullon 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës

Këshilli i lartë i drejtësisë ka pezulluar nga detyra 3 gjyqtarë të gjykatës së apelit të Durrësit. Mes tyre edhe kryetari i kësaj gjykate. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj tre gjyqtarëve pasi dyshohet se kanë pranuar favore nga një biznesmen në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor sipas kërkesës së sipërmarrësit.

Bëhet fjalë për 3 gjyqtarët: Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri. Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se gjyqtarët dhe biznesmeni, Namik Sadik, të kenë udhëtuar jashtë vendit dhe parë ndeshjen e futbollit Real Madrid-Barcelona në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen. Në krye të kësaj gjykate momentalisht është vendosur Desart Avdulaj, pasi prej të pezulluarve është edhe kryetari i gjykatës që mbante postin deri më tani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet