Zhduken 57 milionë Lekë nga arka: KLSH padit drejtorët e Aluiznit në Korçë

Kontrolli i lartë i shtetit ka çuar në Prokurori ish drejtorin dhe tre ish përgjegjës sektori të Drejtorisë rajonale të Aluiznit në Korçë. Pas një auditi të kryer për një periudhë 2 vjeçare 2015-2017 janë verifikuar shkelje në dëm të buxhetit të shtetit. Bëhet fjalë për një shumë prej L57 milionë, që penalizon pronarët e truallit që preken nga ndërtimi i truallit. Ligji i ri i legalizimeve parashikon që 70% e fondit të arkëtuar nga proçesi i legalizimit të shkojë për kompensimin e pronarëve të shpronësuar. KLSH paditi mungesën e këtyre parave në arkë. Të paditurit janë I.B (ish drejtori), N.L (ish përgjegjësi), T.K (ish përgjegjës i sektorit të legalizimit).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet