Kajmaku nxjerr pasaportën: Po të isha në kërkim, s’do hyja e dilja në Greqi sipas qejfit

Kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbi të shkuarën e tij në Greqi.

Sipas Kajmakut, e vërteta vonon, por nuk harron. “Tellalli i PD u mor me mua prapë sot, po s’ka problem se e vërteta vonon, po nuk harron. Unë paskam urdhër arresti në Greqi dhe hykam e dilkam sa herë dua! Ja ku e kam që kam hyrë e kam dalë nga Greqia para se të dilte emri kandidat”.

“E vërteta ime do vërtetohet siç e kam thënë, po jo nga limoni i shtrydhur i PD, po nga autoritetet. Unë s’jam arrestuar dhe s’jam dënuar në Greqi po kam bërë punë me emër tjetër si gjithë shqiptarët. Po të isha në kërkim s’do hyja dhe dilja sipas qejfit! Prandaj le të hyjë Luli dhe le të dali Gaz Bardhi sa të dojë duke i ra fyellit me një vrimë, se rëndësi ka e vërteta. E vërteta është me mua dhe unë jam me të vërtetën! Shumë shpejt do gjejnë një Babale tjetër, se Babale mua s’më bëjnë dot”, thekson Kajmaku në reagimin e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet