Kallëzohen për shpërdorim detyre 14 punonjës të Rregjistrimit të pasurive në Shkodër. Manjani kërkon largimin e tyre nga detyra

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 14 nëpunës të Zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Shkodër 'për shpërdorim detyre'. Komunikata thotë se ata i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej L5.8 milionë. Kjo ndodhi pas auditimit të aktivitetit të këtij institucioni për periudhën Janar 2013 - Qershor 2015 kur kontrollorët gjetën një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore, mbi bazën e të cilave edhe depozitoi pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër. Të akuzuarit janë 14 nëpunës të këtij institucioni, 4 ish drejtues N.K, O.V, P.Z, I.N, 5 jurist B.L, R.H, V.P, E.Sh, A.N. dhe 5 hartograf B.Sh, S.H, G.T, A.T, R.G.

Të arrestuarit kanë regjistruar pasuri me AMTP në të cilat nuk përcaktoheshin kufizimet, AMTP të fotokopjuara dhe të panoterizuara; kanë regjistruar pasuri me sekuestro konservative duke lëshuar çertifikata pronësie, çka ka rezultuar më pas dhe në shitjen e këtyre pasurive; kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit; kanë bërë regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi me mospërputhje ndërmjet sipërfaqes sheshit të ndërtimit dhe certifikatës pronësisë; kanë bërë regjistrimin e pasurive llojit ‘pyll’ duke ndryshuar zërin kadastral nga ‘kullotë’ në ‘pemëtore’. Ministri i drejtesise Ylli Manjani ka kërkuar largimin nga detyra të punonjësve të proçeduar penalisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet