Kalon vetingun Arta Muça, nuk vërtetohen akuzat për korrupsion

Prokurorja Alma Muça është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i pavarur i kualifikimit. Ajo nuk pati probleme me konfirmimin e pasurisë e saj, aftësisë profesionale dhe konfliktit të interesit.

Prokurorja Alma Muça u pezullua në Shkurt të vitit 2017 nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ndaj saj nisi hetimi për shkak të qëndrimit të dyshimtë që ka mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku mbetën të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur. Bëhet fjalë për masakrën e Coles.

Në media gjithashtu qarkulloi një lajm se prokurorja Alma Muça sëbashku me një prokuror ka favorizuar ndryshimin e akuzës dhe për këtë u bë dhe një padi për ta. Familjarët e të pandehurit i akuzuan për korrupsion.

Në total ka patur tre denoncime për të për afera korruptive, por DSIK nuk i vërtetoi këto akuza. Prokurorja u rikthye në detyrë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet