Kapen mallra kontrabandë, ndalohen dy doganierë në Kukës

Policia e Shkodrës ka zbuluar një grup që kishte krijuar skema mashtrimi për përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi.

sipas njoftimit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Hetimin Tatimor Shkodër, në zbatim të urdhër arresteve të lëshuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. M., 39 vjeç, banues në Tiranë (pronar i një firme tregtimi të miellit) dhe shpallja në kërkim e shtetasit grek D. Th., 46 vjeç, i cili i ka shitur firmën shtetasit K. M.

Nisur nga hetimet e bëra në harkun kohor prej tre muajsh, ka rezultuar se këta dy shtetas bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet, kanë shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 248 994 420 lekë.

Gjithashtu është marrë masa e pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike për shtetasin Gj. K., 36 vjeç me profesion noter dhe masa “Detyrim paraqitjeje” për shtetasin A. B., 52 vjeç, të dy si pjesë e skemës së mashtrimit të krijuar nga shtetasit e mësipërm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet