Bie në kurthin e policisë hajduti i garazheve

Një 41-vjeçar që ishte kthyer në makth për vjedhjen e disa garazheve në kryeqytet është prangosur nga policia në orët e para të ditës së sotme. I arrestuari është Edmond Piraniqi 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u arrestua në flagrancë në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Banorët njoftuan policinë dhe organizuan punën duke ngritur grackën për kavajasin. Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit në flagrancë të hajdutit Edmond Piraniqi. Pas arrestimit, nga hetimet rezulton se 41-vjeçari është autor edhe i vjedhjes së disa garazheve të tjera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet