Kapet mat kryetari i bashkisë së Dibrës, kërkoi favore seksuale në këmbim të punës

Zbulohet një tjetër skandal seksual ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë. Një 20 vjeçare nga Dibra, ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Shukri Xhelili, i cili i kishte ofruar një vend pune në këmbim të favoreve seksuale. Video është transmetuar mbrëmë në emisionin ‘Të paekspozuarit’ e Ylli Rakipit. Në bisedën e zhvilluar me gazetarin, denoncuesja pohon se kontakti i parë me kryebashkiakun ka qënë nëpërmjet telefonit, ku ajo i kishte shprehur kërkesën për një vend pune. Pas kësaj, Xhelili e ka thirrur në mënyrë të vazhdueshme në zyrën e tij. Pasi firmos kontratën kryebashkiaku i afrohet dhe e puth. Më pas kur 20 vjeçarja i kërkon rritje rroge, Xhelili i kërkon një takim në një hotel në Tiranë. Pasi mbërrijnë në dhomën e Hotelit kryebashkiaku fillon të zhvishet, ndërkohë që i kërkon dhe 20 vjeçares të bëjë një gjë të tillë. Në rrëfimin e bërë për gazetarin 20 vjeçarja shprehet se ka arritur të gjejë një justifikim për tu larguar dhe që nga ajo kohë nuk është takuar më me Xhelilin. Ditën e sotme pritet që kryeministri Rama, të shkarkojë nga detyra kryebashkiakun e Dibrës. Ky lajm është bërë i njohur nga burime zyrtare pranë kryeministrit, menjëherë pas qarkullimit të videos.

Pas publikimit të videos policia ka shoqëruar ish kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Shoqërimi i tij është bërë paraditen e sotme, dhe rreth orës 12:30 është marrë në pyetje nga Prokurori i Rrethit Dibër dhe nga oficerët e policisë gjyqësore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet