Kapet mat prokurori në Tiranë, 18 mijë euro për një vendim

Emisioni investigativ ‘Stop’ në Tv Klan, ka zbuluar një tjetër rast korrupsioni. Bëhet fjalë për prokurorin e Tiranës. Ardian Braho, i cili kapet duke marrë 18 mijë euro. Sipas materialeve të publikuara, këtij qytetari i kishin transferuar 120 mijë euro nga një bankë jashtë shtetit. Menjëherë krimi ekonomik kishte vendosur sekuestro, pasi kishte dyshime për burimin e kësaj shume. Kjo çështje i kishte kaluar prokurorit Braho, i cili kërkonte 18 mijë euro, për të ndryshuar vendimin etij, pasi kishte vërtetuar se këto para ishin të pista. Në pamjet filmike shfaqet oficeri i policisë gjyqësore, Fatos Lushi, duke marrë shumën e parave. Videoja është regjistruar në periudhën qershor-korrik 2016. Menjëherë pas publikimit të materialit, kryeprokurori Adriatik Llalla ka pezulluar nga detyra Brahon, ndërkohë krimet e rënda kanë nisur hetimin për veprën penale të ‘korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë’.

* Ne te majtë të fotos oficeri gjyqësor, në të djathtë prokurori

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet