Kartë identiteti dhe certifikatë familjare për regjistrimin e pronës

Mjafton vetëm të keni me vete kartën e identitetit dhe certifikatën familjare, për të regjistruar pronën tuaj në hipotekë. Pas paraqitjes së këtyre dokumenteve tek ALUIZNI, kjo e fundit do të merret me hapat e mëtejshëm. ALUIZNI bën me dije se nuk do të aplikohet asnjë tarifë ekstra për qytetarët. Referuar udhëzimit të firmosur nga kreu i ALUIZNIT, Artan Lame dhe kreu i hipotekës, Ilirjan Muho, hipoteka ka për detyrim të përmbyllë procedurat e regjistrimit 10 ditë nga depozitimi i kërkesës. Pas kësaj qytetarët do të njoftohen nga ALUIZNI për të kryer pagesën e shërbimit, e cila është një tarië fikse që vilet nga Hipoteka dhe shkon për llogari të këtij institucioni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet