Katër fëmijë me COVID-19. Tropoja, vatra e re e sëmundjes

Numri i të infektuarëve vazhdon të njohë vetëm rritje. 28 raste të reja i janë shtuar numrit të të infektuarëve me koronavirus. Në ditën e 19 të përhapjes së virusit, numri i shqiptarëve të të testuar si pozitiv arrin në 174. Për herë të parë në listën e pacientëve me koronavirus janë edhe katër fëmijë. Autoritetet shëndetësore nuk e bëjnë të ditur moshën e tyre.

Nga 73 pacientë e shtruar në spitalin infektiv në Tiranë, 2 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Dita pas dite zgjerohet edhe harta e qyteteve me qytetarë të prekura nga koronavirusi. Listës i shtohet Tropoja me 2 të infektuar, duke e çuar përhapjen e virusit në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, me plot 15 qytete.

Në këtë situatë ky numri i të identifikuarve me koronavirus po shtrihet në çdo qytet, apeli është qëndrimi në shtëpi, respektimi i masave mbrojtëse dhe komunikimi i vazhdueshëm me mjekët përmes dy numrave të vënë në dispozicion për çdo simptomë të ngjashme të koronavirusit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet