Katolikët e divorcuar, që rimartohen janë pjesë e Kishës

"U jam veçanërisht mirënjohës pastorëve të shumtë, të udhëhequr nga paraardhësit e mi, të cilët kanë punuar me zell për t’u bërë të ditur këtyre familje

ROMË - Papa Françesku deklaroi sot se katolikët e divorcuar, të cilët rimartohen, janë pjesë e kishës dhe nuk duhet të trajtohen si të shkishëruar.

“U jam veçanërisht mirënjohës pastorëve të shumtë, të udhëhequr nga paraardhësit e mi, të cilët kanë punuar me zell për t’u bërë të ditur këtyre familjeve se janë akoma pjesë e kishës”, u shpreh papa.

Katolikët e divorcuar, të cilët rimartohen, nuk u lejohet të marrin kungimin gjatë shërbimeve të kishës, por disa prej tyre i kanë bërë thirrje kishës që t’ua rikthejnë atë.

Çështja do të diskutohet në një sinod mbi familjen, në tetor.

“Edhe pse bashkimet e tyre janë në kundërshtim me shenjtërinë e martesës, kisha, si një nënë, kërkon më të mirën dhe shpëtimin e të gjithë bijëve të saj”, theksoi ai.

“Duke qenë se këto situata veçanërisht ndikojnë te fëmijët, ne jemi të vetëdijshëm për një urgjencë të madhe për të nxitur një mikpritje të vërtetë për këto familje në komunitetet tona”, shtoi ai.

“Si do të mund të inkurajojmë këto prindër për të rritur fëmijët e tyre në jetën e krishterë, për t’u dhënë atyre një shembull të besimit të krishterë, në qoftë se ne i mbajmë larg nga kisha ?”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet