Kempi për invalidët: jo me sorrollatje, vijnë proçedura të reja

Shërbimi shëndetësor dhe ai social ishin temat e diskutuara më së shumti në një takim mes personave me nevoja speciale, dhe Ministres së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirlliu. Qeveria premtoi se brenda 100 ditëve të para do të ketë më pak barriera burokratike, për shërbimet, dhe me pak proçedura për marrjen e kempit (ndihmës sociale). "E nisëm me Kartën e shëndetit, vërtetimin e pensionit dhe librezën shëndetësore. Kemi nisur punën për lehtësimin e proçedurave të kempit për personat me aftësi të kufizuar (nevoja speciale)", tha ministrja. Për 75.000 individët e përfshirë në skemën e kempit, pritet të marrin fund sorollatjet nga njëri komision në tjetrin për vërtetimin e aftësisë së kufizuar. Me ketë veprim të qeverisë do të hiqen dhe disa radhë të gjata nëpër zyrat e shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet