Bashkëshortja e gjyqtarit kërcënon kallëzuesen. Akuza, Shyqyri Çobo ofroi para për t'ia mbyllur gojën

Gruaja e gjyqtarit Shyqyri Çobo, i kallëzuar penalisht për ngacmim seksual në një vendim për çështje divorci, ka kërcënuar denoncuesen Irma.T. Pranvera Çobo e ka pritur për më shumë se një orë poshtë shtëpisë së saj në Berat në Lagjen Çlirimi, duke e kërcënuar në rast se nuk tërhiqte kallëzimin. Menjëherë pas kërcënimit 32 vjeçarja ka denoncuar në policinë e Beratit bashkëshorten e gjyqtarit, e cila aktualisht banon në Durrës. Më herët edhe vetë gjyqtari ka takuar familjarët e 32 vjeçares, duke u kërkuar që të tërhiqnin kallëzimin, në këmbim të një shpërblimi financiar. Denoncimi i Pranvera Çobos u regjistrua fillimisht në polici, ndërsa tashmë i ka kaluar Prokurorisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet