Kërdi në hipotekën e shkodrës. Falsifikime në dokumente dhe firmë, tjetërsim i paligjshëm. Prokuroria, Berisha ishte në dijeni të shkeljeve

Drejtori i zyrës për rregjistrimin e pasurive në Shkodër, Shkelzen Berisha, ishte në dijeve të shkeljeve të firmosura me dorën e tij. Kryeprokurori i shkodrës, Granit Shahu, e dinte këtë kur firmosi mandatin e arrestit që u ekzekutua më pas nga policia. Shkelzen Berisha, u shkarkua dje, dhe nga Ministri i drejtesise Ylli Manjani. Ai akuzohet për 'shpërdorim detyre' dhe 'kallzim të rremë'. Berisha kishte tjetërsuar 8000 m katror në zonën e thethit, në emër të shtetasit Gj.L në zonën e Thethit, pa hedhur firmën ky i fundit. Në vend të tij, firma ishte hedhur nga një tjetër banor i një fshati afër thethit, po me të njëjtat gjeneraliteti. Ende nuk dihet se çfarë do të bëjë drejtësia me të. Hetimet nisën kur, Gj.L shkoi në prokurori për të verifikuar një "shkelje ligjore" nga ana e topografit Spartak Haxhija, për të cilin gjykata e Apelit dha dje masën 'arest shtëpiak' dhe juristit Taulant Bejko aktualisht në 'arrest me burg'. Aty nisën hetimet. Mediat thonë se Berisha, "kishte njoftuar faktin e paligjshmërisë", sapo ka krijuar dyshimet se mund të mbante përgjegjësi penale, por ende nuk është e qartë si.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet