Këshilltarja ligjore e Kushtetueses, Elsa Toska në sitën e Vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska mori sot pjesë në seancën dëgjimore për t’u përballë me tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, etikën profesionale dhe pastërtinë e figurës. Trupa gjykuese përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo nisi seancën me dëgjimin e subjektit të rivlerësimit dhe administrimin e prova dhe të fakteve dhe dëgjuar subjektin e rivlerësimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas analizimit të provave do të mblidhet në seancë tjetër për të dhënë vendimin. Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punon si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet