Kisha katolike dënon sulmet në Nice, nxit dhe për miratimin e reformës

Kisha Katolike Shqiptare ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur në Nice të Francës, mbrëmjen e kaluar. Nëpërmjet një komunikatë për shtyp, Përgjegjësi për komunikimin dom Gjergj Meta shkruan: "shprehim ngushëllimet e lutemi për viktimat e këtij akti terrori. Ajo çka ka ndodhur në Francë është një gjë shumë e rëndë që, sëbashku me aktet e tjera në Francë, Belgjikë, Turqi, e në vend të Lindjes së Mesme duhet të zgjojnë vetëdijen tonë dhe reagimin qytyetar." Së bashku me mesazhin për francën vjen dhe një mesazh për politikanët që nxiten nga Kisha për të miratuar reformën në drejtësi, pasi, "kjo do të ndihmonte edhe në këtë drejtim, në forcimin e organeve të drejtësisë dhe në besimin te ligji dhe te e mira."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet