Kisha inkurajon Reformën në drejtësi: ''nuk duhet të ketë kandidatë ose të zgjedhur nëpër zyrat e shtetit, me rekorde kriminale''

Peshkopët shqiptarë, me anë të një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e djeshme, kanë inkurajuar palët politike për avancimin në Reformën në drejtësi dhe i ka inkurajuar ato për votimin e saj. Në deklaratë ata janë shprehur se reforma në drejtësi është diçka e mirë dhe e dobishme për shoqërinë, për këtë arsye e mbështesin fort atë. Shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë në një shoqëri të drejtë, ku ata që mbajnë postet publike të kenë ndjenjën e përgjegjësisë, thuhet më tej në deklaratë. Sipas përgjegjësit për komunikim, dom Gjergj Meta, reforma duhet të sigurojë se në të ardhmen nuk do të ketë kandidatë ose të zgjedhur nëpër zyrat e shtetit, me rekorde kriminale ose të përfshirë në afera korruptive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet