Klani që vodhi L30 mln nga buxheti. I dyshuari kryesor ish ministri Ksera

Ish ministri në kohën e Berishës, Spiro Ksera do të përballet tani me akuzat për shpërdorim detyre, të ngritura nga Prokuroria në Tiranë pas një kallzimi të bërë nga KLSH. Dje në darkë policia ekzekutoi urdhër - arrestin ndaj ish zyrtarit të lartë dhe emra të tjerë të kabinetit. Arrestimi u krye në qytetin e Gjirokastrës. Ksera akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Ndaj tij u lëshua urdhër - arresti ditën e Premte, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet proçedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social - kulturore gjatë vitit 2013. Prokuroria e Tiranës dhe Task - Force, ka zhvilluar hetimet në bazë të kallëzimit të Kontrollit të lartë të shtetit. Ksera, në kohën kur ishte kryetar i Entit prokurues në bashkëpunim me ish-drejtorin e kabinetit, Klevis Bitro, dhe disa zyrtarë të tjerë, kanë vjedhur L30 mln nga buxheti i shtetit. Vjedhjet janë bërë nëpërmjet disa aktiviteteve për shtresa të ndryshme sociale, që nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë të ulët nga ato që janë shënuar në dokumenta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet