Klement Balili shpallet në kërkim brenda vendit

Policia e shtetit ka shpallur në kërkim Drejtorin e transporteve të Sarandës, Klement Balilin. Shpallja në kërkim është bërë me qëllim shoqërimin e tij edhe pse nuk ka një urdhër ndalimi. Burime nga policia e shtetit bëjnë me dijë , se sipas të dhënave të sistemit TIMS, nuk rezulton që ai të ketë kaluar kufirin. Megjithatë nuk përjashtohen mundësit e përdorimit të ndonjë identit të rremë apo kufitir të gjelbër. Prokuroria shqiptare nuk ka ende një urdhër ndalimi, për shkak se Prokuroria greke nuk ka nxjerrë ende një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Klement Balili është identifikuar si një nga krerët e grupit të trafikut të drogës, të goditur nga policia greke në bashkëpunim me Europol dhe DEA, pjesë e të cilit janë dhe vëllezërit Poti, me rezidencë në Holandë. Policia e shtetit bëri me dije se në çdo rast që do të indentifikohet një tentativë për kalim kufiri nga ana e Balilit, do të bëhet ndalimi i tij me qëllim marrjen në pyetje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet