Klonimi i të dhënave në serverin e tatimeve, shpjegon ish-drejtori i IT

Komisioni hetimor për verifikimin e bollokimit të serverit të Tatim-taksave, ka zhvilluar dje seancën dëgjimore me ish-drejtorin e IT-së së drejtorisë së përgjitthsme të tatim taksave, Renald Rista. Ai është pyetur nga deputetë të maxhorancës dhe opozitës, në lidhje me bllokimin e serverit të tatimeve për tre javë, në vitin 2013. Rista pohoi para deputetëve se audititi i financave u ushëhoq nga Panajot Gjiknuri, vëllai i ministrit të energjisë Damian Gjiknuri. Për ish-drejtorin e IT-së Panajot Gjiknuri ishte në konflikt interesi, pasi në të njëjtën kohë që kryente auditimi ishte pronar i një kompanie private që ofronte shërbime të programimit të serverëve dhe konsulencë për sigurinë e informacionit. Rista pohon se kishte dyshimet e tij se ky server do të ngrihej jashtë institucionit. Ai ka deklaruar se gjatë klonimit të të dhënave, vëllai i ministrit nuk ka qënë prezent, ndërkohë që pas 2 ditësh janë pyetur të gjithë punonjësit për të dhënat personale të kompiuterave të tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet