Komandot shqiptare nisen drejt Afganistanit, surprizë për njërin nga djemtë gjatë ceremonisë

Është nisur ditën e sotme drejt Afganistanit, kontigjenti i 6-të i Forcave të Armatosura. Gjatë ceremonisë së përcjelljes së djemve, ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka, theksoi se ky është një moment që e bën Shqipërinë të ndihet krenar për këto arritje. Xhaçka tha gjithashtu se në 2018 do kontributi i FA në Afganistan do të rritet me 60%.

“Ky është një moment që na bën të ndihemi krenarë për arritjet tona, si dhe për kontributin, që ne si FA japim përkrahë aleatëve tanë për vendosjen e paqes, sigurisë dhe kthimit të normalitetit në një pikë shumë të nxehtë të globit. Ceremoni të tilla, të përcjelljes së kontingjenteve në misionet e radhës, mbartin në vetëvete një konstante të vazhdueshme, atë të vlerës së shtruar, të rritjes së përvojës, të rritjes së profesionalizmit të trupave tanë në teatrin e operacioneve.

Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan për vitin 2018, duke ju përgjigjur kështu pozitivisht strategjisë së re të presidentit Trump mbi Afganistanin. Përfaqësimi në këto misione është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë”. Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo dhe zëvendës ambasadori i Turqisë në Sinan Cem Baş.

Një moment mjaft emocionues gjatë ceremonisë ishte surpriza për njërin nga djemtë i cili festonte ditëlindjen e tij të 24. Eligert Çelaj festoi ditëlindjen mes urimeve të familjarëve dhe pjesëtarëve të tjerë të pranishëm të cilët kishin rezervuar surprizën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet