Komuniteti shqiptar në Kinë ndihmon financiarisht të dëmtuarit nga tërmeti

Nga Pekini - Edison MYRTEZA

Tragjedia e ndodhur dy ditë më parë pas tërmetit në Durrës dhe Thumanë, duket se përveç shqiptarëve në vend dhe diasporës në Europë, ka prekur thellë edhe zemrat e shqiptarëve që jetojnë në Kinë. Menjëherë pas kërkesës urgjente për ndihma financiare, rreth 300 shqiptarë të cilët jetojnë, studiojnë dhe punojnë në Kinë, u ngritën në këmbë dhe nisën punën për mbledhjen e të ardhurave për ndihmë ndaj të dëmtuarve.

Komuniteti shqiptar nga çdo skaj i kinës, nëpër rrjeteve sociale arriti që brenda pak kohe të mbledhë shumën e mbi 5 mijë dollarëve. Menjëherë kjo shumë, është çuar në institucionin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Pekin, e cila do të bëjë zyrtarisht edhe dërgimin e të gjithë shumës së mbledhur nga komuniteti shqiptar si ndihmë ndaj banorëve në Thumanë.

Një grup të rinjsh nga ky komunitet, nëpërmjet një deklarate publike, kanë kërkuar që shumë e mbledhur të kalojë në rrjetin bankar shqiptar dhe të dorëzohet sa më shpejt tek drejtuesit e ndihmës urgjente në Thumanë. Në të njëjtën kohë, ky komunitet, po vazhdon të mbledhë të ardhura financiare por edhe ndihma të tjera në veshmbathje, artikuj ushqimorë dhe të domosdoshëm për jetën e të dëmtuarve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet