Konsumi i duhanit: Shqipëria, ndër vendet e fundit në rajon

Shqipëria nuk është në vendet e para në rajon, përsa i përket konsumimit të duhanit, por ka rritje. Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë për vitin 2017 në vendin tonë 23% e popullsisë janë konsumatorë të rregullt të duhanit. Ndër ta: 51.7% janë meshkuj, 7.3% femra. Tek të rinjtë, përqindja e atyre që pinë cigare është më e ulët tek meshkujt sesa tek femrat. Përsa i përket të dhënave në rajon, duhanpirësi më i madh është Mali i zi me 38%, më pas Serbia me 33%, të ndjekur nga Bosnja dhe Kroacia me 32%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet