Kontrollet për drogë, tre të arrestuar

Zyra e Antidrogës në drejtorinë e tiranës dhe Shqiponjat kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Qelqi", në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë: E. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë; S. D., 24 vjeç, banues në Tiranë; A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. Tre shtetasve të mësipërm gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin, Policia iu gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kg e 251 gr. lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa. Këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për të shmangur dyshimet e policisë mjetin me të cilin po qarkullonin këta shtetas e kishin marrë me qira. Po gjatë operacionit ra në prangat e Policisë edhe shtetasi B. V., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet